
Komisionieri Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Kuvendit një ndërhyrje të re në kodin elektoral, për afatet e ankimimit të votutesve nga jashtë.
Ai i referohet rasteve kur votuesit e diasporës nuk figurojnë në listën e zgjedhësve, ose në pasaktësimin e regjistrimit të tyre.
Top Channel disponon një dokument kur kreu i KQZ u është drejtuar partive se afati ankimor i parashikuar në kod është i pamjaftueshëm për vajtje-ardhjen në kohë të fletës së votimit nga emigrantët në KQZ.
Gjithashtu, Celibashi ka propozuar se që nga 7 ditë para datës së zgjedhjeve, për emigrantët të bëhet 30 ditë.
Shkresa e Komisionerit ka mbërritur në zyrën e kryetares së Kuvendit dhe në adresën e 9 partive parlamentare.
Kjo kërkesë mund të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ose online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.



