Hapësire reklamuese

Politikë

"Të ka ikur hunda shtrembër", kryeministri Rama thërret në "ndihmë" ngjarjet e '97-tës dhe i përgjigjet komentuesit me FOTO: Këtë ma ka bërë partia jote

Shkruar nga Newsbomb
"Të ka ikur hunda shtrembër", kryeministri Rama thërret
Edi Rama sot dhe ne 1997

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama prej ditësh tanimë ka vendosur që të evidentojë komentet më pikante në llogarinë e tij në “Facebook” dhe t’iu kthejë qytetarëve një përgjigje publike.

“O të ka ikur hunda shtrembët, vetëm t’i mos fol për drogë”, ky ka qenë dhe komenti në këtë episod të pestë të "Sy m'Sy", që kryeministri Rama ka zgjedhur për t’i thënë disa fjalë.

Rama për t’i dhënë një përgjigje sa më të saktë qytetarit për të cilin thotë se nuk ka asgjë, por që është i influencuar nga “katran partia”, duke nënkuptuar Partinë Demokratike, është rikthyer pas në kohë.

Konkretisht më 22 janar 1997 ku persona të maskuar e qëlluan me shufra hekuri dhe leva poshtë banesës së tij në Tiranë. Sipas kreut të qeverisë, hunda e shtrembët, buza e çarët është si pasojë e asaj dhune barbare dhe jo e lëndëve narkotike që opozita bërtet me të madhe që kreu i qeverisë është përdorues.

“Në fakt jo i dashur Ardit, por po është e vërtetë që këtë kockën e hundës nuk e kam të drejtë. Por e di pse? Sepse pikërisht ajo katran partia që ta ka mbushur mendjen ty që unë jam drogaxhi, duke ta përsëritur mijëra herë që shpifja të duket e vërtetë, kjo duket lavazh truri, ma ka thyer hundën, bashkë me kafkën mbrapa, ma ka çarë dhe buzën këtu me leva dhe doreza hekuri. E ja po të tregoj se ti je i ri dhe mbase nuk e ke idenë të piramidave të sudes dhe Rapushit që u grabitën shqiptarëve tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të partisë të ka mësuar dhe ty dhe plot të tjerë të thuash që unë jam drogaxhi.

E pra ishte viti 1997 unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion për dorëheqjen e qeverisë të asaj kohe që të shmangej ajo katastrofë që erdhi më pas kur më dolën pritë, mu poshtë shtëpisë, mes errësirës, në Tiranën e asaj kohe. Ishte janar, si tani dhe më lanë në rrugë të mbuluar në gjak”, ka thënë kryeministri ndër të tjera, teksa më tej vijon me një këshillë për qytetarin duke i thënë që të ketë dinjitet për veten dhe të mos besojë çfarë thuhet lart e poshtë, pasi vetëm kështu mund të rriten shanset që Shqipëria të ketë një opozitë dinjitoze.

Ky postim i kreut të qeverisë është shoqëruar dhe me fotot të shkëputura nga gazeta “Koha Jonë” si dhe mediumet e asaj kohe të cilat kishin hapur faqen me dhunën e ushtruar ndaj tij.

Pjesë nga fjala e kreut të qeverisë:

Në fakt jo i dashur Ardit, por po është e vërtetë që këtë kockën e hundës nuk e kam të drejtë. Por e di pse? Sepse pikërisht ajo katran partia që ta ka mbushur mendjen ty që unë jam drogaxhi, duke ta përsëritur mijëra herë që shpifja të duket e vërtetë, kjo duket lavazh truri, ma ka thyer hundën, bashkë me kafkën mbrapa, ma ka çarë dhe buzën këtu me leva dhe doreza hekuri. E ja po të tregoj se ti je i ri dhe mbase nuk e ke idenë të piramidave të sudes dhe Rapushit që u grabitën shqiptarëve tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të partisë të ka mësuar dhe ty dhe plot të tjerë të thuash që unë jam drogaxhi.

E pra ishte viti 1997 unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion për dorëheqjen e qeverisë të asaj kohe që të shmangej ajo katastrofë që erdhi më pas kur më dolën pritë, mu poshtë shtëpisë, mes errësirës, në Tiranën e asaj kohe. Ishte janar, si tani dhe më lanë në rrugë të mbuluar në gjak. Pastaj të nesërmen doli një klloun i kësaj katran partisë si puna e këtij Gazment ziut të sotëm dhe tha do ketë qenë sherr të ndonjë punë të ndonjë femre. Epo nuk ka më keq Ardit që të thuash për tifozllëk politik fluturon gomari, duke u përdorur si top balte në luftën e pisët për pushtet të disa të tjerëve që nuk kanë asnjë lidhje me ty, por ty të përdorin.

Ti nuk më njeh, as më ke parë që marr drogë, unë me ty nuk kam asgjë dhe unë vetë nuk kam asgjë me ty, nuk të njeh se di kush je, madje nuk është çudi  fare që të jesh djalë i i mirë në punën tënde. Por një gjë ma dëgjo të lutem, nuk është nevojshme të më duash mua, as të votosh për mua që të jesh dinjitoz dhe të respektosh veten. Sa më shumë ta respektojnë veten e tyre njerëzit e zakonshëm, duke mos imituar modelin e kësaj katran politikës, por duke ruajtur dinjitetin aq më shumë shtohen shanset që kjo politikë turpi, një turp me sharje shpifje të hiqet më në fund qafe shoqërisë dhe ta ketë Shqipëria një opozitë dinjitoze.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese