Hapësire reklamuese

Politikë

Të hetohet masakra e Peshkëpisë, Braçe: Përgjegjësit të marrin dënimin e merituar

Shkruar nga Newsbomb

Të hetohet masakra e Peshkëpisë, Braçe:

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare që të niset një hetim për “Masakrën e Peshkëpisë”.

Ngjarja e ndodhur në vitin 1994, ku mbetën të vrarë komandanti  i repartit dhe roja si dhe u plagosën 4 ushtarë, pas një sulmi në postën kufitare të Peshkëpisë së Gjirokastrës.

Sipas Braçes, për këtë ngjarje ka pasur një heshtje të plotë për afro 3 dekada nga organet e drejtësisë, ndërsa kërkon që drejtësia e re të marrë hapa konkretë për të gjetur përgjegjësit e kësaj masakre dhe për ti dënuar ato.

“Asnjë letërporosi nuk është dërguar në Greqi. Drejtësia e re të merret seriozisht me ngjarjen e Peshkëpisë. Nuk ka ndodhur kurrë as një periudhe kur vendi ka pasur trazira më të mëdha siç ishte ‘97, ka ndodhur në kushte paqeje të plotë dhe nga një organizatë terroriste e shpallur e tillë nga Greqia ne duhet të hetonim dhe të mbanin përgjegjësi për ngjarjen. Për ngjarje të tilla duhet të flasim e të komunikojmë në gjuhen e ligjit”,- tha Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Deputeti socialist shtoi se qëllimi për të prishur mardhëniet midis dy vendeve Shqipërisë dhe Greqisë fqinje nuk është arritur dhe nuk mund të arrihet, pasi jemi të dënuar që të jetojmë në paqe thotë ai.

“Të gjitha ata që hedhin helm dhe dëmtojnë marrëdhëniet midis dy popujve tanë dhe vendeve tonë. Jemi dënuar të jetojmë në paqe e fqinjësi të mirë. Nuk mundet që ata persona në Shqipëri të jenë brenda ligjit dhe të prishin marrëdhëniet midis dy vendeve tona vetëm drejtësia çon në vend këtë marrëdhënie. Sa kohë që është edhe gjaku i ushtarakëve shqiptarë”, - tha deputeti socialist Erion Braçe.

Masakra e Peshkëpisë është një masakër nga një grupi terrorist greke në pikën kufitare të Peshkëpisë në Republikën e Shqipërisë.

Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur.

Ai formacion paraushtarak, i vetëquajtur Komandoja "Pirro I", e quante veten krah i armatosur i lëvizjes për çlirimin e Vorio Epirit (MAVI). Ajo kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë.

Në ora 02ː40 të mëngjesit, grupi i armatosur, tetë vetë me uniforma të ushtrisë greke dhe me maska, hynë në repart dhe vrasin ushtarin e rojes Arsen Gjini nga Semani. Pastaj dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Ajo njësi plagosi edhe tre ushtarë shqiptarë. I mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Flisnin greqisht. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese