Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Të bëjmë punën tonë”, Kryemadhi thirrje opozitës: Bojkotet na kanë dëmtuar, unë do e kryej mandatin tim me dinjitet

Shkruar nga Newsbomb
“Të bëjmë punën tonë”, Kryemadhi thirrje
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se është kundër bojkotimit të komisioneve. E ndalur te komisioni i fundit i mazhorancës për antikorrupsionin, Kryemadhi tha se secili prej deputetëve duhet të bëjë punën e tij dhe se bojkoti dëmton rëndë opozitën.

Ajo u shpreh se për komisionin antikorrupsion, i cili u miratua nga Kuvendit vetëm me votat e mazhorancës “duhet të njohim kush janë iniciatorët e këtij komision dhe me kë janë dakrodësuar”.

“Unë nuk jam kundër asnjë korrupsioni. Bojkoti dëmton shumë opozitën. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij në lidhje me korrupsionin. Edhe pjesëmarrja në komision, por edhe mospjesëmarrje nuk komision nuk ndalon asnjë deputet për të bërë punën në të gjithë raportet që krijojmë ne me ligjin apo elektoratin.

Nuk e di si është historia e komisionit, sepse duhet të njohim kush janë iniciatorët e komisionit dhe me ke janë dakordësuar Duke mos qenë transparente ndërtohen urat e skepticizmit mes mazhorancës dhe opozitës. Unë që nga djegia e mandateve, janë edhe të gjitha pasojat që ne kemi përballë me institucionet. Kështu që mendoj se të qenurit një opozitë kompakte dhe realiste me problemet që ka shoqëria shqiptare do të ndihmonte një hapësirë për ristrukturim dhe të jetës politike në Shqipëri”, tha Kryemadhi gjatë deklaratës për mediat këtë të hënë.

Gjithashtu, deputetja u pyet nga gazetaret se kjo mënyra e saj mos vallë është një “strategji” për të rikandiduar në zgjedhjet e ardhshme apo me qëllim për tu larguar me nder nga Parlamenti. Kryemadhi u shpreh shkurt duke thënë se deri në fund do të kryejë me dinjitet madatin dhe sa i përket rikandidimit të saj ka ende kohë për për të menduar këtë gjë.

Pyetje: A është kjo një mënyrë e juaja për tu larguar me nder nga parlamenti apo synoni që duke bërë këtë qasje mund të tentoni të rikandidoni në zgjedhjet e ardhshme, pra cili është plani për 2025?

Kryemadhi: E para puna ime si deputet nuk ka ndryshim. E vetmja gjë është vendndodhja. Mos harrojnë që paditë për inceneratorët nuk janë bërë as në foltoren e Parlamentit dhe as në selinë e PL, por janë bërë në aspektin e angazhimit të një grupi të rinjsh dhe të reja që paraqiten një material voluminoz. Mungesa e transparencës dhe fshehja e informacionit bënte që inceneratorët të ishin shpëtimi i Shqipërisë, por në të vërtetë ishin gropa e madhe e zezë e korrupsionit.

Po të shikoni, Monika del me më pak fjalime në Parlament. Por detyra ime si Monikë dhe deputete është se deri në momentin e fundit ta kryej me dinjitet mandatin. Se çfarë do të bëj unë me kandidimin tim, ka kohë akoma. Jeta ime politike 30-vjecare nuk ka të bëjë me angazhimet individuale, por me angazhimet në grup. Është shpejt për të folur për këtë gjë. Pavarësisht ambientit ku jetojmë, është shumë më i vështirë për një grua.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese