Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Të bashkuar në betejë”, opozita mban sot protestë kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
“Të bashkuar në betejë”, opozita mban sot
FotoArkiv

Opozita do të zhvillojë ditën e sotme një protestë kombëtare të thirrur në orën 20.00. “Të bashkuar në betejë”, kjo është motoja e kësaj proteste, e cila do të zhvillohet para Kryeministrisë.

Dy kërkesat kryesore të kësaj protestë do të jenë një qeveri teknike dhe lirimi i kreu të PD, Sali Berisha, i cili prej fundit të dhjetorit vijon të qëndrojë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Burime për media bëjnë me dije se në protestë do të mbajë fjalime kreu i PD, Sali Berisha “online”. Pjesë e kësaj proteste do të jetë dhe presidenti i PL, Ilir Meta, i cili po ashtu do të mbajë një fjalim para protestuesve.

Protesta e thirrur nga opozita do të jetë paqësore, por nuk përjashtohen aktet e mosbindjes civile.

Deputetët e opozitës gjatë ditëve të fundit kanë shpërndarë fletushka dhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen në protestë.

Ditën e sotme Koordinatori për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar takime me qytetarët së bashku me të rinjtë e FRPD.

Ai u shpreh se feedback-u i qytetarëve për t’ju bashkuar protestës që do të mbahet sot në orën 20:00, ka qenë jashtëzakonisht frymëzues.

“Në takime me qytetarët, bashkë me FRPD me energjine e pashtershme te rinese dhe kolegë të respektuar.

Më të motivuar se kurrë më parë për një Shqipëri që përket në Europë, për një Shqiperi për Shqiptarët.
Përgjigja e qytetarëve ka qënë jashtëzakonisht frymëzuese ndaj ftesës për tju bashkuar protestës së sotme në ora 20:00.
Të bashkuar për fitore!”, shkroi ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed