Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tanja Fajon në “Tirana Diplo 2024”: Shqipëria të jetë gati për 2030, shansi më i mirë të jetë në BE

Shkruar nga Newsbomb
Tanja Fajon në “Tirana Diplo 2024”: Shqipëria të
Zëvendëskryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon

“Tirana Diplo 2024”, është mbledhur ditën e sotme me pjesëmarrjen e Trupit diplomatik shqiptar në të gjithë botën. Tematika kryesore e kësaj konference të Ambasadorëve ishte rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Njësoj si Kryeministri Edi Rama i cili u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030, edhe zëvendëskryeministrja e Sllovenisë dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon u shpreh optimiste se Shqipëria i ka shanset që të jetë pjesë e BE në 2030.

 “Jam shumë krenare që kemi arritur liberalizimin e vizave për rajonin në një kohë që kjo as mund të imagjinohej, jam një përkrahëse e madhe e zgjerimit të BE, mund të jem edhe pesimiste për momentin por kjo nuk shërben për të ecur përpara. Mendoj se tani është shansi më i mirë për të zgjeruar BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në 2030 kemi një shans nevojë gjeostrategjike, të jemi gati për 2030, por vazhdimësia në këtë rrugë do të bëjë që për pak vite disa vende të rajonit të jenë pjesë e BE”, - tha Fajon.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed