
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me komentuesit në rrjetet sociale. Në rubrikën "Sy m'Sy", këtë herë Rama ka reaguar në lidhje me pyetjet dhe ankesat për uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Një komentues, emigrant shqiptar në Greqi, ka shprehur pakënaqësinë e tij për çmimin e energjisë. Sipas tij, qeveria nuk e ka ulur mjaftueshëm dhe se madje po tallet me qytetarët.
"Mooos se ulët shumë korentin, ç'bëni kështu? Talleni me njerëzit. E hanë sapunin për djathë", ka shkruajtur komentuesi.
Ndërkohë, kreu i qeverisë i është përgjigjur komentuesit duke thënë se në fakt energjia në Shqipëri është ulur edhe më shumë se në vendin atje ku ai jeton, në Greqi. Rama thekson se energjia është ulur me 10,5 %, si në asnjë vend tjetër falë investimeve të bëra.
Rama bën edhe krahasimin me vende të tjera si Greqia apo Italia, të cilat kanë trefishin e çmimit të energjisë sonë, ku vetëm Hungaria është rreth 20% dhe prap është pak më lart se Shqipëria. Ndër të tjera, Rama ka theksuar se nuk po tallen me çmimin e energjisë, pasi deviza nuk lëviz dhe kush fiton më pak, do paguajë më pak.
Reagimi i plotë i Ramës:
"Krenari shkruan nga Greqia dhe qan hallin e njerëzve që po i tallim. Po i tallim se po ulim çmimin e energjisë, e në fakt jo pak por 10.5% për kilovat. Ulet çmimi i energjisë si askush tjetër rrotull nesh, falë investimeve të bëra masivisht këto vite. Rezultate të arritura në transformimin rrënjësor të sistemit, që e mbani mend se çfarë myzybeti ishte. Por natyrisht edhe falë qasjes përmes zotimit për t’i bërë njerëzit pjesë të suksesit të reformave. Prapëseprapë fjala e keqe fluturon deri dhe në përqeshjen e popullit që e haka sapunin për djathë se të qeverisë hajde punë e madhe përqeshja. Jam i bindur se Krenari nuk e di se sa më shtrenjtë është energjia elektrike atje ku jeton ai në Greqi, por nga mënyra si flet duke se bën pjesë tek ata që thonë Shqipëria është vendi më i shtrenjtë i Europës. Atëherë Krenar, shikoji çmimet për kilovat orë në Greqi dhe Europë për konsumatorët familjarë. Shqipëria bie në 8.5 lek, Greqia trefish, 22 për kilovat, Italia 33, Gjermani 4. Më e ulëta është Hungaria që është rreth 20% pak më lart se ne. Ndërsa Gëzimi që thotë ‘700 kilovat janë pak’ dhe ai i qan hallin popullit shqiptar se po e tallim ne, i them se në kategorinë deri 700 kilovat hyjnë deri në 1 mln konsumatorë familjarë. Ndërsa me këtë kufij janë më pak se 100 mijë konsumatorë me shtëpi më të mëdha, të ardhura më të mëdha, shpenzime më të mëdha dhe do paguajnë më shumë se të tjerët. Deviza jonë nuk lëviz, kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë patjetër që do paguajë më shumë. Thjesht!"