Në seancën e sotme plenare, ku puna po vazhdon normalisht ka mbajtur fjalën edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila ka është ndalur tek tatimi i profesioneve të lira ku tregoi se brenda një viti 11 mijë e 700 biznese kanë mbyllur dyert pasi kanë falimentuar.
Tabaku duke iu referuar deklaratës së ministrit të Financave, Ervin Mete, në seancën e së hënës ku kërkon që profesionet e lira të trajtohen në mënyrë të barabarte.
“Dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. Gjykata Kushtetuese njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.
Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e financave, të flasë për ekonominë. Ata kopukët tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.
“Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej 510 mln euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit.
Taksa e profesioneve të lira, e pandershme, e dëmshme për ekonominë, gjobit punën dhe nga ana tjetër, fondet e buxhetit shtetit shkojnë në drejtim të paditur, sot do të jetë një taksë shtesë mbi njerëzit e punës”, - tha Tabaku.