Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Takimi me shqiptarët në Selanik, Rama: Rikthehem me kënaqësi në vendin ku historia na ka lidhur me njëmijë fije

Shkruar nga Newsbomb
Takimi me shqiptarët në Selanik, Rama: Rikthehem me kënaqësi
FotoArkiv/ Edi Rama në Athine

Kryeministri Edi Rama do të kthehet nesër në Greqi, ku do të zhvillojë një takim me shqiopatrët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se të dielën do të jetë në Selanik, ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se me Greqinë na bashkon historia. Ai bën me dije se takimi do të mbahet në Porto Palace Hotel.

“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Rama ka planifikuar të të dielën në orën 11.00 do të zhvillojë takim me shqiptarët në Selanik, pas takimit me shqiptarët në Athinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese