
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ppas takimit me emigrantët shqiptarët në Milano të Italisë, takim në kuadër të nismës “Rienergjizimi i diasporës”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, Edi Rama falenderon shqiptarët për mikpritjen e madhe duke thënë se ishte një ditë e jashtëzakonshme shqiptarie në Itali.
"FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali. Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit
Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë. Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara.
E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. SHUMË SHUMË SHUMË FALEMINDERIT!"


