Hapësire reklamuese

Politikë

Takimi i Ramës në Milano, ​agjencia italiane “ANSA”: Ishin të pranishëm mbi 8 mijë shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Takimi i Ramës në Milano, ​agjencia italiane “ANSA”:
Pamje nga takimi i Ramës me emigrantët

Pamjet e Edi Ramës në sallën e mbushur plot me emigrantë shqiptarë, nuk kishin si t’i shpëtonin syrit të mediave më të mëdha në Itali.

​Agjencia italiane “ANSA”, citon në një shkrim se rreth 5 mijë shqiptarë ishin të pranishëm brenda në sallë, ndërsa mbi 3  mijë emigrantë të tjerë prisnin jashtë për të festuar.

Shkrimi i plotë i “La stampa”

Mbi 5 mijë persona në tribunat e E-work Arena në Busto Arsizio (Varese) dhe gati 3 mijë të tjerë jashtë arenës, për të vlerësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili erdhi për të festuar diasporën shqiptare në një skenë të një turne europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e L'Aquila.

“Na duhej stadiumi San Siro”, tregon në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës , i cili zbarkoi me anije në ’91 në Pulia dhe sot sot jeton në Gallarate (Varese).

Pas hyrjes së tij, kryeministri Edi Rama bën një “fjalim” motivues të bazuar në krenarinë kombëtare. Jo pa kujtuar paragjykimet që populli i tij emigrant duhej të vuante në Itali.

“Ishte shqiptar” e përsërit disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media: Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, për të cilin tha se  ka ardhur në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij.

Por më pas ai nënvizon edhe sesi qeveritë italiane janë “kujdesur për Shqipërinë si askush tjetër” dhe Rama i referohet kryeministrit italian Giorgia Meloni si një mike, ndërsa duke menduar për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian përdor fjalë shumë të qarta: objektivi është "të sigurohet që Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se së pari duhet të ribashkohet përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese