Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Takimi i Ramës në Athinë, ironizon Basha: Ekskursion i shtrenjtë i administratës shtetërore me premtime të pambajtura

Shkruar nga Newsbomb
Takimi i Ramës në Athinë, ironizon Basha: Ekskursion i
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një reagim mbi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Basha ka ironizuar takimin e tyre duke e cilësuar si një ekskursion të shtrenjtë të administratës shtetërore, ndërkohë që ka bërë përgjegjës kryeministrin për largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre, pasi për shkak të keqqeverisjes së tij dhe korrupsionit atyre i’u është dashur të marrin rrugët e botës.

“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit”,- tha Basha.

Kreu demokrat, Basha shton se nacionalizmi i sotëm fsheh pas të gjitha premtimet e pambajtura si dhe votën e emigrantëve të lënë në harresë, për të cilën qeveria shqiptare nuk ndërmerr hapa për ta miratuar.

"Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”,- shkruan Lulzim Basha në rrjetin social Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese