Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë rreth 80 minuta në stadiumin “Galatsit”, me nota patriotizmi para mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh ne Greqi.
Rama gjatë fjalës së tij ka përmendur sakrificat shqiptarëve që kanë bërë për të qëndruar dhe përshtatur në Greqi.
Ai po ashtu u dha shqiptarëve edhe dy lajme të mira duke thënë se qeveria ka arritur të çelë negociatat për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë. Po ashtu ai tha se janë në diskutim dhe për lejet e qëndrimit që shpesh shqiptarët kanë hasur probleme, duke thënë se dhe për këtë do të ketë një zgjidhje.
Kryeministri nuk mund të largohej pa falënderuar të gjithë shqiptarët që ishin të pranishëm, duke thënë: “më nderuar sot”. Po ashtu Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij duke thënë se është koha për paqe dhe për të hapur një faqe të re mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Fjalimi i gjatë ka bërë që Rama të bëhet “ujë në djersë”, teksa në fund të fjalimit ai është përulur para shqiptarëve. Menjëherë në skenë është ngjitur dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama e cila i dha një përqafim të ngrohtë.