Hapësire reklamuese

Politikë

Takimi i ftohë në Samit, Rama nuk lëviz nga karrigia për Kurtin, i zgjat vetëm dorën

Shkruar nga Newsbomb
Takimi i ftohë në Samit, Rama nuk lëviz nga karrigia për
Momenti i takimit te Kurtit me Ramen

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.

Ky takim rajonal që është zhvilluar nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Të pranishëm në këtë samit kanë qenë edhe tre kryeministrat shqiptarë të rajonit, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Takimi i ftohë në Samit, Rama nuk lëviz nga karrigia për
Foto familjare e Samitit, tre kryeministrat shqiptare

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë takimi i kryeministrit Rama me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurtin.

Një foto është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet, ku kryeministri Rama shihet i ulur në një karrige teksa i jep dorën Kurtit. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendje është fakti se kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk ka lëvizur nga karrigia, por thjesht i ka zgjatur dorën Kurtit.

Takimi i ftohë në Samit, Rama nuk lëviz nga karrigia për
Momenti kur Kurtin ka takuar Ramen

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese