Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Keqardhje për miratimin e njëanshëm të ligjeve", Tabaku: Procesi i integrimit të bëhet diskutim kombëtar

Shkruar nga Newsbomb
"Keqardhje për miratimin e njëanshëm të ligjeve",
Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Kryetarja e Këshillit të Integrimit dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend, deklaroi se procesi i integrimit duhet të bëhet diskutim kombëtar, pasi është tepër me rëndësi për Shqipërinë.

Ajo shtoi se shoqëria civile duhet të ketë hapësirë nëse duhet të shkojmë para në procesin e Integrimit dhe është për të ardhur keq që shumë ligje miratohen në mënyrë të njëanshme. Ajo shtoi se duhet të ndërmerren reforma, që janë në dobi të qytetarëve.

Sot në Shqipëri nuk ka hapësirë për shoqërinë civile të pavarur. Duhet të merren reforma, që kanë në qendër qytetarin. Keqardhje për miratimin e njëanshëm të ligjeve. Opozita dhe shqyrtimet e saj nuk janë marrë parasysh, për miratimin e ligjeve. Është shqetësuese që qytetarët duan vetëm të largohen.

Parlamenti të miratojë rezolutë që iu shërben qytetarëve. Nuk e di se çfarë e shqetëson maxhorancën që një ligj të diskutohet edhe me aktorë të tjerë, ka munguar komunimimi me parlamentin. Procesi i integrimit duhet të bëhet diskutim kombëtar”, - deklaroi Tabaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed