Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tabaku: Ndërtimi i një sistemi që lufton korrupsionin, duhet të vijë nga parlamenti

Shkruar nga Newsbomb

Tabaku: Ndërtimi i një sistemi që lufton korrupsionin, duhet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar takime me përfaqësuesit nga Komisioni për Çështjet Europiane në Vienë të Austrisë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit Europian dhe rrugëtimi i Shqipërisë për në BE.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryetarja e Komisionit e Integrimit Europian, Tabaku shprehet se lufta kundër korrupsionit duhet të ishte pro aktive dhe të niste nga Kuvendi Shqipërisë. Opozita, nënvizoi ajo, është e gatshme të luftojë korrupsionin dhe ka vullnetin politik për ta parandaluar atë me mjete institucionale nga kuvendi.

“Një diskutim i gjerë dhe produktiv mbi procesin e integrimit Europian me fokus luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një sistemi që lufton korrupsionin që duhet të vijë nga parlamenti. Tanimë ne duhet të nisim betejën për të parandaluar korrupsionin përmes institucioneve dhe parlamenti është e vetmja rrugë që mund të implementohet kjo betejë”- shkruan Tabaku në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese