Në këtë 14 Shkurt, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi pranë bashkëshortes së tij, Liri Berisha, duke përcjellë një mesazh urimi për Ditën e Shën Valentinit.
Në postimin e tij, Berisha e cilëson këtë ditë si një festë universale që tejkalon kufijtë e besimeve dhe racave, duke e vlerësuar dashurinë si ndjenjën më të bukur dhe hyjnore që bashkon njerëzit.
"Gëzuar Shën Valentinin, shenjtin e të gjitha besimeve dhe rracave, e ndjenjës më të bukur, më fisnike, më të fuqishme, më hyjnore të njeriut, dashurisë!" shkruan ai krahas fotos së publikuar.
Sondazh
Poll