Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Suprizat e zgjedhjeve: Flor Pullazi i pari në njësinë nr.2, Julinda Dhame pa zonë, por merr vota në çdo KZAZ! Pëson rritje “të frikshme” Ervin Hoxha

Shkruar nga Newsbomb
Suprizat e zgjedhjeve: Flor Pullazi i pari në njësinë nr.2,
Pullazi-Dhame-Hoxha

Zgjedhjet e këtij 11 Maji kanë qenë suprizuese, madje mund të themi dhe për vetë socialistët të cilët ndonëse prisnin fitoren, nuk parashikonin këtë rezultat të “frikshëm”.

Suprizë madje ishin dhe “xhaketat e vjetra” si Pandeli Majko, Olta Xhaçka të cilët u hodhën në “fushë betejë” nga kryesocialisti, por nuk arritën që të grumbullojnë mjaftueshëm vota për të mbajtur të pa lëvizur vendin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë, që suprizë më vete kanë qenë dhe të rinjtë, të rinj jo për bagazhin e tyre politik apo kontributin e tyre te të majtët, por për faktin se për herë të parë në zgjedhjet e 11 Majit iu futën një beteje për të qenë pjesë e Parlamentit.

Këtu vlen të përmendim Florian Pullazin, tironsin e mirë që prej vitesh nuk i tha jo asnjëherë problemeve të qytetarëve të Njësisë nr.2, apo dhe Julinda Dhamen, vajzën e cila kudo ku ka shkelur dhe ç’do mision të nisur e ka përfunduar me sukses.

Nga statistikat e afishuara së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pullazi rezulton të jetë i pari në njësinë nr.2 ku ka arritur që deri më tani të marrë mbi 900 vota, duke lënë kështu mbrapa “të vjetërit” socialistë, si Ermonela Felaj, Toni Gogu e Plarent Ndreca.

Ndërkohë që Dhame, ndonëse nuk kishte një zonë të vetën, arriti që të marrë vota në çdo cep të Tiranës. Ajo ka arritur që deri më tani të ketë marrë mbi 1100 vota. Vlen të theksohet se procesi i numërimit të votave për kandidatët është duke vijuar.

Teksa një rritje të frikshme ka pësuar edhe ministri Ervin Hoxha. Nga të dhënat më të fundit, në një kohë kur numërimi është duke vazhduar, ministri ka marrë mbi 5 mijë vota, duke u listuar në vendin e dytë si më i votuari në qarkun e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese