Hapësire reklamuese

Politikë

Super jahti luksoz “ArtExplorer” ankoron në ujërat shqiptare, Rama: Do të rikthehen sërish me supriza

Shkruar nga Newsbomb
Super jahti luksoz “ArtExplorer” ankoron në ujërat
Jahti luksoz "ArtExplorer"

Jahti luksoz “ArtExplorer” është ankoruar në Portin e Durrësit. Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar disa foto të super jahtit luksoz i cili ndodhet në ujërat shqiptare.

Kreu i qeverisë bën me dije se do të rikthehet sërish vitin e ardhshëm si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë.

“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut”, shkruan Rama.

Super jahti luksoz “ArtExplorer” ankoron në ujërat

“ArtExplorer” super jashti  46.5 metra i Perini Navi është dërguar si një nga katameranit më të mëdhenj me vela prej alumini në të gjithë botën. Jahti do të përdoret si një galeri arti lundruese që do të ndërmarrë një udhëtim dyvjeçar për të shfaqur “përvojat fantastike”  nga e gjithë bota.

Super jahti luksoz “ArtExplorer” ankoron në ujërat
 

Më herët, pronari i saj biznesmeni francez Frédéric Jousset, ndau planet e tij ambicioze për jahtin. Ai shpjegoi se jahti do të përdoret për ekspozita virutale, konferenca, ndërsa në sallonin kryesor do të vendoset një galeri arti, duke përfshirë një ekpozitë dixhitale  që u drejtua nga Nomi Daucé, kurator i arkeologjisë në Louvre Abu Dhabi.

Super jahti luksoz “ArtExplorer” ankoron në ujërat
 

Pas udhëtimit dyvjeçar, super jahti do të jetë i disponueshëm për tu marrë me qira. Ndërkohë, dizajni i brendshëm dhe i jashtëm i këtij jahti është realizuar me mjeshtëri nga arkitekti, Axel de Beaufort. 

Super jahti luksoz “ArtExplorer” ankoron në ujëratSuper jahti luksoz “ArtExplorer” ankoron në ujërat

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese