Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Suel Çela në shërbim të Saliut dhe Nokës”, Berisha pyetet për akuzat e Bardhit në 2021: Deklaratat politike, s’kanë asnjë vlerë

Shkruar nga Newsbomb

“Suel Çela në shërbim të Saliut dhe

Berisha pasi doli nga seanca plenare, në një prononcim për mediat u pyet nga gazetarët në lidhje me disa deklarata të bëra nga Bardhi, të cilin e ka në krah tani.

Në në një konferencë publike në 2021, kur Bardhi ishte krah Bashës tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.

Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela”, - tha Bardhi në vitin 2021.

“Suel Çela më kë është i lidhur, me kryeministrin Edi Rama, apo me ju? Jeni akuzuar nga Gazment Bardhi, kreu i grupi të PD-së”, ishte pyetja drejtuar Berishës.

Berisha u përgjigj duke thënë se akuzat janë politike dhe të pavlera, ndërsa shtoi se sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, “është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed