Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"S'qenka ashtu si betoheshe", Alibeaj pasi Manja pranoi se janë liruar 8 të dënuar nga GJKKO: Në 2017 s’do e votoje se do ishte tek 313-a

Shkruar nga Newsbomb
"S'qenka ashtu si betoheshe", Alibeaj pasi Manja pranoi se
Enkelejd Alibeaj

Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga opozita me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, sa i përket amnistisë penale.

Gjatë fjalës së tij ministri Manja pranoi se falë amnistisë janë liruar 8 të dënuar nga GJKKO, duke theksuar se nuk janë simbol i korrupsionit. Në përgjigje të tij, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj iu drejtua ministrit duke i thënë se e vërteta nuk paska qenë ashtu si dhe ai ishte betuar më herët.

Ndër të tjera deputeti tha se nëse amnistia do të ishte miratuarnë vitin 2017, Manja nuk do e votonte pasi sipas demokratit do të ishte tek “313” për dosjen e “Dibrës”.

“The dhe një gjë po të ishte miratuar në 2017-ën SPAK, ti nuk do e votoje. Nuk do e votoje për një gjë të thjeshtë, do të ishte tek 313. E mban dosjen 184 të Dibrës, atje do të ishte”, u shpreh ai.

“Shoh një ndryshim të madh nga një muaj më parë, the këtu janë liruar 8,18, 20 të dënuar nga GJKKO. Pra nuk qenka ashtu siç u betove para një muaji, paske liruar pra, 8,18, 20, 46. Kjo pra ishte ajo çfarë i shitët këtu publikut shqiptar. Nuk mbajti asgjë për vetë, e votuat ju, ta gëzoni. 110, 116 deputetë sa të jeni këtë e keni peshqesh ky ishte produkt i bashkimit tuaj një muaj më parë. The dhe një gjë po të ishte miratuar në 2017-ën SPAK, ti nuk do e votoje. Nuk do e votoje për një gjë të thjeshtë, do të ishte tek 313. E mban dosjen 184 të Dibrës, atje do të ishte. Është kjo arsyeja pse vjen këtu dhe bën këtë gjë. Të thërret”, tha Alibeaj ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese