Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Spiropali viziton Kryegjyshatën e Bektashinjve: Ky komunitet ka luftuar për tolerancën mes feve të ndryshme

Shkruar nga Newsbomb

Spiropali viziton Kryegjyshatën e Bektashinjve: Ky komunitet ka luftuar

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vizituar ditën e sotme Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Nga aty, ajo u përcolli urime të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe gjithë shqiptarëve në këtë ditë feste.

“Sulltan Novruzi është një festë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Simbolizon ringjalljen e natyrës, sjell të mirën pranë nesh, më shumë dritë dhe i merr natës për t’i dhënë ditës.

Ky komunitet ka luftuar për tolerancën mes feve të ndryshme. Është një komunitet aq tolerant, sa jo vetëm pranon këtu të gjitha besimet në këtë ditë të mirë, por edhe festa e tyre është një simbol për të gjithë pa dallim.

U uroj shqiptarëve mirësi dhe begati në familjet e tyre dhe ta përdorin këtë ditë të bukur dhe të gjitha ditët në vijim për të bërë mirë, për të qenë më pranë njerëzve në nevojë dhe për të treguar se nuk ka të keqe që nuk mposhtet dhe nuk ka errësirë që nuk ndriçohet”, ishte mesazhi i Kryetares së Kuvendit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese