
Presidenti Bajram Begaj dhe Elisa Spiropali
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndodhet në Presidencë, ku po zhvillon një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj. Burime për mediat bëjnë me dije se në fokus të takimit është situata parazgjedhore dhe nisja e sezonit të ri parlamentar.
Më herët, Spiropali mori pjesë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, ku Pandeli Majko u caktua në Qarkun e Kavajës ndërsa ministri Ervin Hoxha u caktua në Njësinë Nr.1 në kryeqytet.
Sakaq, më 11 janar u hap edhe procesi i regjistrimit të Diasporës, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë edhe pse jetojne dhe punojnë jashtë vendit. Deri tani numërohen rreth 8500 aplikime për të votuar nga diaspora.
Sondazh
Poll