Hapësire reklamuese

Politikë

Spiropali deklaron atë që nuk pritej: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në 2025

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali deklaron atë që nuk pritej: Unë dhe treçereku i
Elisa Spiropali

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të papritur, teksa u pyet lidhur me përbërjen e mazhorancës dhe qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2025. 

Ajo habiti jo pak kur tha se treçereku i qeverisë, përfshirë ministrat dhe deputetët mund të mos jenë më pas një viti. 

"Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.

Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë," tha Spiropali në Top Talk. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese