Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SPAK sekuestron celularin e Kristian Shkrelit, çfarë ndodhi në Vaun e Dejës?! Si e paralajmëroi Edi Rama kryebashkiakun e tij të mos bashkohej me Tom Doshin

Shkruar nga Newsbomb
SPAK sekuestron celularin e Kristian Shkrelit, çfarë ndodhi në
Ilustrim: Rama dhe Shkreli ne rreth te kuq - Tom Doshi

"Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta!"

Këto ishin fjalët e kryeministri Edi Rama në Vaun e Dejës, në një takim përmbyllës të fushatës me strukturat atje. Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, Edi Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.

Zërat se situata nuk ishte fort e qetë në zonë kishin shkuar dhe në veshin e kryeministrit, ndaj dhe Edi Rama si rrallëherë, u detyrua ta paralajmëronte publikisht Kristian Shkrelin që të mos luante me dy porta.

Që kryebashkiaku socialist nuk e dëgjoi apelin e kryetarit, kjo është pak po e sigurt, por nëse ai u përfshi në fushatë për Tom Doshin dhe ka përdorur pushtetin lokal për të mbushur "thesin" e PSD-së, këtë do ta provojë Prokuroria e Posaçme.

Siç raportohet, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në Vaun e Dejës dhe i kanë sekuestruar celularin Kristian Shkrelit, shoqëruesit të Tom Doshit, si dhe disa zyrtarëve të Partisë SocialDemokrate.

Kristian Shkreli është zgjedhur kryebashkiak i Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 Majit 2023, nën siglën e Partisë Socialiste, por mesa duket situata ka ndryshuar edhe në bazë menjëherë pas krisjes së marrëdhënies mes aleatëve Rama-Doshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese