Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SPAK pranon kërkesën e PD, nis verifikimin për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj

Shkruar nga Newsbomb
SPAK pranon kërkesën e PD, nis verifikimin për kryebashkiakun e
FotoMontazh/ Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike të dërguar të martën e 2 korrikut, për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, sipas ligjit të dekriminalizmit.

Burime për media bëjnë me dije se SPAK i ka dërguar shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë për të filluar procedurat e verifikimit për Marinaj.

Më 2 korrik, një grup deputetësh të Partisë Demokratike dorëzuan në SPAK një kërkesë, ku kërkonin verifikimin e kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, pasi kishte dyshime dhe të dhëna faktike se më parë ai ka qenë i përfshirë dhe drejtonte një grup kriminal që operonte në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

Megjithatë, kërkesa e dërguar u cilësua nga kryebashkiaku Tonin Marinaj si një skenar i dobët i dalë nga radhët e PD-së me qëllimin për të denigruar figurën e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Marinaj shkruan se këto janë shpifje politike, ndërsa shtonte se ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me organet e drejtësisë për të vërtetuar pastërtinë e tij dhe të kundërtën e baltës që është hedhur padrejtësisht mbi të.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese