
Ministrja Elisa Spiropali nga seanca plenare u shpreh se vettingu në politikë është duke u bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ajo tha se Partia Socialiste e ka lënë të lirë SPAK-un të bëjë punën e vetë dhe të heq imunitetin e deputetëve kur duhet.
“Vettingu në politikë po bëhet nga SPAK sepse SPAK heton politikanët, është pikërisht SPAK që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politikë, pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet.
Për të hetuar për të çuar në gjykatë dhe për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën, e siç nuk ndodhet asnjëherë kur ju ishit kaluar dhe pak më i ri se sot”, tha Spiropali.