Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SPAK nuk lë Sali Berishën "të hajë" rehat Vitin e Ri, kërkon të mbyllë sërish në shtëpi më 3 janar

Shkruar nga Newsbomb
SPAK nuk lë Sali Berishën "të hajë" rehat Vitin e
Foto montazh: Sali Berisha/ Gjykata Kushtetuese

Më 3 janar të vitit 2025 pritet të mbahet seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK për rikthimin e demokratit në “arrest shtëpi”.

SPAK ankimoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që revokoi masën e “arrestit në shtëpi” për kryedemokratin Sali Berisha.

Në Apelin e GJKKO-së revokimi i masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi të cilit i ra shorti. Do të jetë ky i fundit që do të vendosë nëse Berisha do të rikthehet në banesë me masë sigurie, apo do të vijojë të jetë i lirë.

Prokuroria e Posaçme ankimoi vendimin pasi pretendon se nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore për të bërë revokim mase. Kreu i PD-së qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 nëntor.

Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeminstrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Ndryshe nga Sali Berisha, masa për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi nuk ndryshoi duke e lënë me masën “Arrest shtëpie”.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese