
SPAK ka ankimuar ditën e sotme vendimin e GJKKO dhe kërkon rikthimin në arrest shtëpie për ish kryeministrin Sali Berisha. Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK tashmë ka dorëzuar në sekretarinë e Apelit të GJKKO kërkesën për shfuqizim të vendimit që i dha lirinë Sali Berishës.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit kundër korrupsionit hoqi më 27 nëntor “arrestin e shtëpisë” ndaj liderit të PD Sali Berisha. Kërkesa ishte bërë nga avokati i zotit Berisha Genc Gjokutaj pas një odiseje të gjatë të ankimimeve deri në Gjykatën Kushtetuese.
Sali Berisha kishte që prej 30 dhjetorit të 2023 që ndodhej në arrest shtëpie për çështjen “Partizani”, ndërsa dhe më herët, disa kërkesat të tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.