
Prokuroria e Posaçme kundër Korruosionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar informacione në disa institucione për deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjanin, i cili është marrë në hetim për fshehje pasurie.
Sipas informacioneve hetimi ndaj deputetit demokrat po kryhet nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë se pak ditëm ë parë Dogjani u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korruposionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndërkohë më herët u bë me dije se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve në vitin 2020, përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani ndaj pronarit të një pallati.
Në një prononcim për mediat në dalje të SPAK, Dogjani tha ditë më parë se më 29 Qershor gjatë seancës plenare ka kërkuar interpelancë me Ramën, lidhur zaptimin e hapësirës private nga pronari i pallatit Ilirjan Çela.
“Në vitin 2006 është ndërtuar një pallat me ndërtues Ilirjan Çelën, ka bërë shtesa pa leje duke iu shmangur detyrimeve. Për këtë nuk është bërë legalizim, banorët kanë legalizuar vetë pas 20 vitesh pallatin. Para oborrit të pallatit në emër të një të moshuari Ramazan Gjoshi kishte legalizuar kopshtin publik në oborrin e pallatit në njëzinë nr 9. Ja ka kaluar djalit të tij Miljan Çela.
Jemi drejtuar kadastrës si banorë. I vetmi institucion që ka reaguar. Ka reaguar dhe ka konstatuar se vendimi është i kundërligjshëm. Ky ish-ndërtuesi thotë se edhe ajrin e legalizoj me para. Kam bërë një kopje për ambasadën e SHBA-së. Edhe ambasadorin e BE-së që ta vlerësojë si rast që qytetarët shqiptar të mos i zgjidhin gjërat me vetëgjyqësi.
Edhe në SHBA është me kushtetutë se nëse nuk e zgjidh drejtësia, Amerika dhe shteti mund të marrin armët për ta rrëzuar qeverinë e tyre. Hajdeni para pallatit për të parë se çfarë pasojash kanë ndodhur. Deri tani nuk ka funksionuar asnjë institucion i shteti, marrin para dhe ikin, bashkia ia shtron me pllaka hajdutit që ka vjedhur pronën publike. Jam deputet dhe nuk e uli dot kokën dhe raste të tilla ka shumë në Tiranë.
Si ka mundësi më para kur fliste një deputet i opozitës vihet në lëvizje dhe qeveria dhe media. U bëj thirrje mediave hajdeni shiheni si futen nënat më fëmijë në pallat duke qene cirk. Duke mos dashur të zgjatem, kryeministër ndërhyni me autoritetin tuaj që të funksionojnë institucionet. Zbatimin e ligjit. Shteti jonë bën vetëm shou,” u shpreh Dogjani në Kuvend.
Kujtojmë se kërkesa për interpelancë u rrëzua me votat e mazhorancës dhe çështja nuk u diskutua.