Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SPAK masë sigurie për Erion Veliaj?! Paralajmëron Këlliçi: Shumë shpejt, ekipi i 5D do të plotësohet në qeli edhe me kryetarin

Shkruar nga Newsbomb
SPAK masë sigurie për Erion Veliaj?! Paralajmëron
Ilustrim: Erion Veliaj - Belind Kelliçi

Politikani demokrat Belind Këlliçi paralajmëron zhvillime të reja dhe të vrullshme në frontin e Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij, shumë shpejt anëtarët e arrestuar të "ekipit" të 5D Konstruksion do të kenë pranë edhe kryetarin Erion Veliaj.

Teksa ndan një foto të kryebashkiakut dhe parullën e protestës "Erion Veliaj shko te shokët", Belind Këlliçi paralajmëron ato që i quan zhvillime të vrullshme, së shpejti.

"Zhvillime të vrullshme priten së shpejti!  Ekipi i 5D, pritet të plotësohet me të gjithë anëtarët e tij dhe kryetarin e këtij formacioni!  Protesta jonë kundër korrupsionit, hajdutërisë, babëzisë, pisllëkut dhe betonizimit të Tiranës nuk ndalet.

Të premte, datë 13 Shtator, ora 11:00, do jemi sërish përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë. Tirana duhet shpëtuar një orë e më parë nga kjo gangrenë që e ka mbërthyer prej më shumë se 9 vitesh! O sot, o kurrë", shkruan ai.

Bashkia e Tiranës ka qenë dhe ndodhet dhe aktualisht në "lupën" e Prokurorisë së Posaçme, pasi disa nga drejtorët më të rëndësishëm në këtë institucion dhe njëherësh njerëzit më të afërt të kryetarit Erion Veliaj, janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në qeli.

Bëhet fjalë për Taulant Tushën, i arrestuar fillimisht për inceneratorin e Tiranës dhe më pas me një akuzë të dytë për kompaninë "5D Konstruksion", si dhe Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Namik Simixhiun.

Rreth një javë më parë, Belind Këlliçi deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët veprojnë nën urdhrat e prokurorëve të posaçëm të SPAK, kanë qenë ditët e fundit në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, shumë dosje janë sekuestruar për "5D" dhe inceneratorin e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed