Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK i vuri prangat, reagon ish-drejtori i IMT, Mariglen Qato: Kam bërë detyrën

Shkruar nga Newsbomb

SPAK i vuri prangat, reagon ish-drejtori i IMT, Mariglen Qato: Kam

Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Përmes përfaqësuesit ligjor, Qato shkruan se ka zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin gjatë ushtrimit të detyrës, duke larguar përgjegjësinë nga vetja.  

Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.

Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Kelliçit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtësia te bej punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dale ne drite”, shkruan Qato.

Më herët Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksionin në Bashkinë e Tiranës, ku ranë në pranga disa drejtorë, ndër to edhe Mariglen Qato.

"Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi M.Q. ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi. Në këto procedura prokurimi shtetasi M.Q. ka patur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij," njofton SPAK. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese