Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SPAK e mori nën hetim, Benet Beci nuk ndal punët në Shkodër: Kush do të merret me llafe le të vazhdojë!

Shkruar nga Newsbomb
SPAK e mori nën hetim, Benet Beci nuk ndal punët në Shkodër:
Benet Beci

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka komentuar edhe një herë lajmet që po qarkullojnë lidhur me një dorëheqje nga posti i kryebashkiakut.

Teksa ka marrë pjesë në inspektimet e punimeve për pastrimin e kolektorit të qytetit në zonën e Perashit, Beci është shprehur se në SPAK ka dhënë shpjegime normale, ndërkohë sa i përket aludimeve për një dorëheqje të mundshme ai u përgjigj “kush do të merret me llafe të merret me llafe”.

Teksa ndër të tjera kryebashkiaku theksoi se ajo çfarë është e rëndësishme për të është qyteti i Shkodrës për të cilin do të vijojë punimet dhe investimet.

 “Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, tha Beci.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  Referuar asaj që është bërë me dije për mediat, pasi deri më tani nuk ka një reagim nga SPAK, Beci po hetohet për shkelje të kryera më herët dhe jo tani në postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Kujtojmë që katër ditë më parë kryebashkiaku i Shkodrës u paraqit në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët. Ai nuk qëndroi gjatë brenda, por kur u pyet nga gazetarët se pse ishte thirrur, Beci heshti dhe u larguar duke buzëqeshur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese