Hapësire reklamuese

Politikë

“SPAK bën shejtan-budallain”, Meta “shënjestron” sërish Dumanin: Është tubi i oksigjenit për narkoshtetin

Shkruar nga Newsbomb
“SPAK bën shejtan-budallain”, Meta
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Konferencën Organizative të forcës politike që ai drejton, nuk kurseu sërish sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Meta akuzoi Dumani si personi i cili u garanton “narkoshtetit” pandëshkueshmëri, imunitet politik dhe goditjen e kundështarëve sipas urdhërave të kryeministrit Rama.

 “Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve sipas axhendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit”, tha Meta.

Sipas Metës, SPAK nuk sheh “provat ulëritëse”  me qëëlim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon Narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Pjesë nga fjala e Metës:  

Në çdo shtet ka mafia, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, i cili tani po ndihmon edhe mafian italiane dhe rumune për t’u fuqizuar, kur skandali Rama-Coldea sapo ka nisur të zbardhet. Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve sipas axhendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.

SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon Narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë  si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik 1 milion shqiptarë nuk do të iknin nga sytë këmbët nga ky vend i mrekullueshëm, deri duke rrezikuar edhe jetën, nëse Shqipëria nuk do të ishte, siç është kthyer për fat të keq në parajsën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, të korrupsionit dhe mafias së bërë njësh me shtetin në çdo qelizë të tij. Dum Dumani do të bëjë politikë? Le të vijë të votohet. 0.0% do të marrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese