
Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e liderit demokrat, Sali Berisha për të mos u paraqitur në institucion të hënën e 3 shkurtit.
Kërkesa është depozituar në SPAK nëpërmjet avokatëve ligjorë ku thuhej se Sali Berisha do të udhëtojë drejt Gjermanisë për një takim pune. Kreu demokrat ka bërë me dije së ka marrë një ftesë nga CDU për në datën 3 Shkurt, ndërsa do të paraqitet në SPAK të hënën e tretë të muajit të ardhshëm.
Apeli i GJKKO i riktheu masën detyrim paraqitje me 2 herë në muaj në SPAK Berishës për këtë dosje, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së. Ish-kryeministri akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv” për dosjen “Partizani” ku po gjykohet së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.