Hapësire reklamuese


Politikë

SPAK ankimoi në Apel nisjen e hetimeve për Olta Xhaçkën dhe burrin e saj, shtyhet seanca

Shkruar nga Newsbomb
SPAK ankimoi në Apel nisjen e hetimeve për Olta Xhaçkën
GJKKO

Apeli i Posaçëm pranë GJKKO-së ka shtyrë për datë 8 maj seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të bërë nga SPAK për mosfillimin e çështjes hetimore ndaj Olta Xhaxhkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej avokateve.

Kujtojmë që pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi Prokurorinë e Posaçme që të regjistronte një kallëzimin penal dhe të nisë hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, organi i akuzës ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm.

SPAK thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konstituar ndër të tjera dhe në veprimtarinë e kryer nga Gaçi, në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.

Ndër të tjera, sipas asaj që mediat kanë siguruar, Prokuroria e Posaçme pretendon se në asnjë të dhënë të sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë Olta Xhaçka.

Në ankimin që SPAK ka depozituar në shkallën e dytë të gjyqësorit, argumenton se kjo çështje është kaluar edhe në filtrin e Gjykatës së Posaçme. Madje, prokurori i kësaj çështje, Ols Dado thotë se GJKKO ka ushtruar kontroll juridiksional, duke vendosur kalimin e dosjes ndaj Jorgo Goro për gjykim, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, pasi ka çmuar se provat ishin të mjaftueshme për mbështetjen e akuzës.

Sipas Dados, Gjykata nuk ka gjetur asnjë shkak, veçanërisht nga ato që ankuesi shtetasi Fredi Beleri parashtron, për të konkluduar se hetimet paraprake nuk ishin të plota, duke urdhëruar për pasojë plotësimin e tyre.

Në vendimin e arsyetuar të prokurorisë për mosfillim të hetimeve, sqarohet se procedimit penal ndaj Jorgo Goros nuk i ka munguar kontrolli gjyqësor, qoftë gjatë hetimit paraprak apo edhe gjatë gjykimit në seancë paraprake.

Prokuroria e Posaçme shprehet se vendimi i GJKKO është i pambështetur në ligj dhe në prova i cenueshëm dhe si i tillë duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese