Ndërsa seanca plenare e njoftuar për këtë të hënë ka filluar, garda po merr masa paraprake në rast se opozita vendos të zhvillojë përsëri protestë përpara dyerve të Kuvendit.
Në oborrin e parlamentit është vendosr një gardh metalik në afërsi të shkallëve kryesore për të mos lejuar futjen brenda në sallën e Kuvendit të deputetëve opozitar të përjashtuar.
Gjithashtu një zjarrëfikëse është pozicionuar pranë ambjenteve të parlamentit për të parandaluar ndonjë situatë të mundshme kaotike.
Kujtojmë që në seancën e kaluar në datë 17 tetor, situata përpara Kuvendit agravoi deri në përplasje fizike mes policisë dhe deputetëve së bashku me disa qytetarë të cilët u grumbulluan në ambjentet e parlamentit për t’iu bashkuar mosbindjes civile.