Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sot seanca plenare, PS çon emrat në Kuvend, kush do jetë kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Dezinformimit

Shkruar nga Newsbomb
Sot seanca plenare, PS çon emrat në Kuvend, kush do jetë
FotoArkiv/ Kuvendi

Partia Socialiste ka dërguar për miratim në Kuvend emrat e propozuar për kryetar, sekretar dhe anëtar që do të jenë pjesë e komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

Grupi parlamentar i PS-së ka paraqitur ditën e djeshme në Kuvend projekt-vendimin me përbërjen e Komisionit të posaçëm për Dezinformimin, i cili pritet të miratohet në sot seancën plenarë.

Me propozim të socialistëve, "Dezinformimi" do të drejtohet nga deputeti Erjon Braçe, sekretare Etilda Gjonaj, ndërsa anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake. Nga Demokraci dhe Integrim do jetë Melisa Doda dhe Fatmir Mediu nga Alenca për Ndryshim.

Ajo që ka rënë në sy është që nuk ka emra anëtarë të PD, pasi emokratët kanë qenë edhe kundër këtij projektvendimi. Si anëtarë zëvendësues nga radhët e PS janë propozuar Bardhyl Kollçaku dhe Alban Xhelili.

Po ashtu në rend dite janë edhe shumë pika të tjera që do kalojnë për diskutim dhe votim. E teksa në Kuvend do zhvillohn dikutime, jashtë opozita ka thirrur protestë. Protestë kjo e iniciuar pas reportazhit të Rai3 që e cilësonte Shqipërinë si “narkoshtet”. Kjo protestë është thirrur nga opozita, ndërsa ditën e djeshme Sali Berisha u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese