
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka rikujtuar në konferencën e fundvitit me gazetarët, arritjen e ekonomisë shqiptare brenda vitit 2024, ku jo vetëm që u arrit qëllimi i pagës mesatare 900 euro, por sipas tij qeveria Rama shkoi përtej këtij objektivi me pagën mesatare 968 euro.
“Tavani i 1 mijë eurove është një shtrirje krahu larg” – shprehet Rama. Ai gjithashtu u shoreh se hapja e grup kapitujve do të ishte e pamundur pa punën e punonjësve të administratës.
“Ne kemi shkuar përtej objektivit të vendosur që në qershorin e 2024. Paga mesatare të arrinte në 900 euro, jemi në 968 euro. Tavani i 1 mijë eurove është një shtrirje krahu larg.
Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes, dmth të ekonomisë dhe mundësive. Ne duam dhe mundemi të rrisim pagat dhe pensionet.
Ne gjetëm një vend të zhytyr në borxhe, pluhur. Vetëm larja e borxheve dhe kapja e ritmit, të gjithë atyre rrugëve të pambaruara, na morën një kohë shumë të madhe.
Sot jemi në kushte të tjera. Nuk kemi pasur një administratë që kishte motivimin edhe mundësitë të shërbente me dinjitet. Sot e kemi. Deri dje duhej mbajtur radha në shi dhe në diell. Në fillim të vitit të ri do të kemi një zhvillim: Asisteni Virtual i cili është futur në E Albania. I është përgjigjur mbi 1 milionë pyetje. Do kaloj nga shkrimi në një asistent që do flasë me këdo."