Hapësire reklamuese

Politikë

Sot protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Shkruar nga Newsbomb
Sot protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, rrugët
Foto nga protestat e meparshme

Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat lidhur me protestën që do të mbahet sot nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para ambienteve të Bashkisë së Tiranës.

Sipas bluve të kryeqytetit mësohet se në zbatim të planit të masave ditën e sotme prej orës 09:30 e në vijim do të ketë  bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese