Hapësire reklamuese

Politikë

Sot Pashkët, Begaj: Le të gëzojmë me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë

Shkruar nga Newsbomb

Sot Pashkët, Begaj: Le të gëzojmë me besim dhe shpresë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Begaj uron që në këtë ditë të bekuar, të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.

"Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë! Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë. Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë!" shkruan Presidenti Begaj. 

Pashkët katolike është një festë e rëndësishme fetare që feston ringjalljen e Jezu Krishtit. E diela e Pashkëve është kremtimi më i rëndësishëm i besimtarëve katolikë. 

Festimet e Pashkëve nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Të gjithë mblidhen rreth tryezës nën refrenin e kësaj dite festive që është:  “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese