Hapësire reklamuese

Politikë

“Sot inaugurohet Donald Trump”, Berisha plot shpresë: Tani është radha jonë, të tregohemi të pamëshirshëm ndaj Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb
“Sot inaugurohet Donald Trump”, Berisha plot shpresë: Tani
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë fjalës së tij, lideri i demokratëve u shpreh se ka ardhur koha e të djathtëve në botë, duke theksuar se në 76 vende të botës, njëra pas tjetrës, të majtët kanë marrë ndëshkimin popullor.

Ndër të tjera Berisha ka shtuar se ashtu si dhe nëpër botë, dhe në Shqipëri, qytetarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj Edi Ramës dhe “veglave të tij”.

“Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump.

Miqtë e mi, është radha jonë. Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute.

I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij”, tha Berisha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese