Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sot e sulmon, si Sali Berisha vite më parë vlerësonte dhe mbronte Altin Dumanin

Shkruar nga Newsbomb
Sot e sulmon, si Sali Berisha vite më parë vlerësonte dhe mbronte
Sali Berisha - Altin Dumani

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej disa muajsh është në “arrest shtëpie” për aferën e Partizanit, është ndër personat që në daljet e tij nuk kursen ofendimet dhe sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

E teksa sot e shanë, dikur Berisha e cilësonte Dumanin si prokurori që luftonte korrupsionin dhe madje i dilte në mbrojte, por sot rrethinat kanë ndryshuar.

Në 2017 Berisha në një emision, shprehte qëndrime e vlerësime maksimale për prokurorin Altin Dumani, sot kreu i SPAK.

“Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin? Kush e hoqi atë, me të cilin Shqipëria me luftën që i bëri korrupsionit u bë shembull botëror dhe janë dokumente për këtë. I bëri presion të jashtëzakonshëm Edi Rama dhe kundërshtarët e Sali Berishës dhe ai nuk rezistoi dot dhe tha unë po largohem. E kam fjalën për ish-kryeprokurorin  e taskë- forcës, Dumanin”, deklaronte Berisha në 2017”, dëgjohet të thotë Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese