
GJKKO ka zbardhur inofrmacione të reja mbi çështjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Kur është pyetur më parë, Veliaj ka thënë se nuk ka asnjë dijeni për aktivitetet e bashkëshortes së tij.
Por, në zbardhjen e dosjes vihet re se ai ka patur dijeni, pasi janë zbuluar disa biseda telefonike mes Ajola Xoxa me Driant Zeneli, në lidhje me organizatat, shpk-të dhe personat fizik të drejtuara prej saj.
Në bisedën e zbardhur me poshtë vihet re se kryebashkiaku ka pasur interes për ecurinë e aktivitetit të OJF-ve, që kontrollohen nga bashkëshortja e tij për rastin “Harabel”. Gjithashtu nga zbulimi i tekefonatave në datë 21.04.2022, vihet re se Erion Veliaj ka qenë aktiv për ecurinë e OJF-ve.
Sakaq, në këto bisedime vihet re se Veliaj dhe gjithashtu bashkëshortja e tij kërkon ndihmë tek shtetasi me emrin Driant Zeneli, për zhvillimin e aktiviteteve që do të zhvilloheshin.
Biseda e plotë:
Driant Zeneli: Jesus po bën dy projekte, një në Shkodër dhe tjetri në Gjirokastër. Ai kërkon sponsor, thjesht po parapri atë që më tha.
Ajola Xoxa: Jesus ka ardhur sepse ka 1 projekt në Gjirokastër dhe disa në Tiranë.
Sot kishte takim në Bashki me Erin. Eri kishte folur për Harabel. Ai i kishte thënë se është takuar me ty, por jo me mua dhe do të më takojë bashkë me gruan, se punojnë të dy. Sa për koretzi.
Driant Zeneli: Po po ai më shkoi para disa javës, po nuk më tha për Harabel. Donte të më takonte nëse mund të marrë pjesë unë ose Anri Sala ose Adriani tek ekspozita që duan të bëjnë në muzeumin e ri të Gjirokastrës në kala.
Ai i dërgon një screenshot të një bisede tjetër me Jesus Hernandez që bisedojnë për projektin dhe i thotë: Sa për korrektësi ky është mesazhi që më shkori para disa ditësh.
Driant Zeneli: Shoqe arrite me fol me Erin për punën e Kushtrimit?
Shoqe më mori Kushtrimi në telefon tashi. Kë ndonjë informacion dhe tek kush mund të shkojmë Kushtrimi, të prezantojmë projektin. Se ditët po afrohen ai ka ndërmend për 29/30/31.
Ajola Xoxa: Eri dje ka ardhur sepse ka qenë jahstë, kemi qenë vetëm me vizita dje. Ja sot sa ta takoj e pyes.
Driant Zeneli: Ciao shoqe, more vesh gjë ku të shkoi Kushtrimi?
Ajola Xoxa: Po pres Erin të më thotë. Se parimisht kanë edhe disa aktivitete të tjera në këto lokacione.
Driant Zeneli: Ah ok please sa po të kesh njoftim më thuaj.
Ajola Xoxa: Ok tha Eri do zgjidhim diçka tjetër. Më jep një kontakt tjetër që ta pasoj, se i pëlqen shumë ideja se ia dërgova ta shihte tamam.
Driant Zeneli: Dërgon kontaktin e shtetasit Kushtrim Juniku.



