Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sot dita e Rinisë, FRPD marshim nga Qyteti Studenti, i pranishëm edhe lideri demokrat Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Sot dita e Rinisë, FRPD marshim nga Qyteti Studenti, i pranishëm edhe
Forumi Rinor i Partisë Demokratike kujton “8 Dhjetorin”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë marshimit për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri u shpreh se kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike e kujton sot “8 Dhjetorin”, Ditën e Rinisë me një marshim nga qyteti Studenti drejt Kryeministrisë. Marshimit i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha në fjalën e tij para të pranishmëve dhe para bustit të Azem Hajdarit, për të cilin kiujtoi ngjarjet e 8-9 Dhjetorit 1990.

Gjatë marshimit për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri, Berisha u shpreh se kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë.

Mafia ndërkombëtare me në krye George Sorros, këtë mostër të njerëzimit, mostër e vërtetë, që përdor miliardat e tij për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, bazën e familjes, shkonfiguruar familjen, kombet.

Pasi i dha drejtësinë Ramës në xhep me reformën e tij, tani duhet t’i hiqte opozitën dhe të plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri. Gjykuan se kishin një pengesë, një politikan gjysmë pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha. Që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por i qëndronte njëlloj si në diktaturën e parë, mbronte vlerat e shoqërisë, familjes, interesin kombëtar, ndaj edhe e sanksionuan.

Me synimin e vetëm që partia jonë të shndërrohej aleat e partisë socialiste, të krijohej koalicion i gjerë. Por merita juaj është se mes të parëve u ngritët kundër grushtit të shtetit që u bë për ta dorëzuar”, akuzoi Berisha. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese