Hapësire reklamuese

Politikë

Sot 14 vite nga "21 Janari", Rama: Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë

Shkruar nga Newsbomb
Sot 14 vite nga "21 Janari", Rama: Fëmijët e
Fotomontazh: Viktimat e 21 Janarit, kryeministri Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka kujtuar sot 14 -vjetorin e ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues të pafajshëm. Viktima në protestën e 21 Janarit mbetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.

Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkruan Rama.

Ndër vite shpresa e familjarëve për drejtësi për 4 viktimat e 21 janarit 2011 ishte venitur, por ky 14-vjetor vjen ndryshe me dosjen në duart e SPAK.

Familjarët e viktimave të 21 janarit tashmë sytë i kanë te SPAK që ka nisur hetimet për një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Ndërsa prokuroria e Tiranës asokohe çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese