Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Soros financoi Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi që në 2015, PS dhe PD e firmosën! Del në dritë DOKUMENTI

Shkruar nga Newsbomb
Soros financoi Komisionin e Posaçëm të Reformës në
Fotomontazh: Kuvendi i Shqiperisi-Dokumenti-George Soros

A ka ndërhyrë apo jo Fondacioni Soros në reformën në drejtësi? Tani që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbyllën USAID dhe po bëjnë një verifikim të plotë të fondeve që janë dhënë për shtetet botërore nga SHBA, një kontroll që po kryhet nga DOGE, në Shqipëri, vazhdojnë të publikohen email, dokumenta, kontrata e shumëçka tjetër mbi aktivitetin e këtyre organizatave në Shqipëri.

Një nga pyetjet kryesore ka të bëjë me financimin e reformës në drejtësi nga këto organizata.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, vjen edhe një memorandum bashkëpunimi firmosur mes Soros dhe Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e ekspertizës nga organizata OSFA për reformën në drejtësi. Dokumenti i firmosur në 2015 i paraprin në fakt vendimit për të ndryshuar Kushtetutën për reformën në drejtësi në vitin 2016, një vendim që mori votat e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti i firmosur në shkurt 2015 tregon se Soros do të bashkëpunojë me Kuvendin me qëllim të sigurojë mbështetjen për realizimin e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, si dhe të strukturave funksionale që janë ngritur në asistencë të tij me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara në vendimmarrjen e këtij komisioni, duke mundësuar zhvillimin e një reforme profesionale dhe cilësore, në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira vendase e ndërkombëtare.

E Kuvendi nga ana e vet angazhohet për garantimin e një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe politikisht konsensual, pjesë e të cilit do të jenë të gjitha partitë politike, institucionet e sistemit të drejtësisë dhe sistemit arsimor të kësaj fushe, ekspertët vendas dhe ndërkombëtar.

Dokumenti ka gjetur sot dritën e botimit në media.

Soros financoi Komisionin e Posaçëm të Reformës në
Dokumenti i firmosur ku tregohet bashkepunimi mes Soros dhe Kuvendit te Shqiperise

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese