Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sondazhi i parë për zgjedhjet parlamentare: Kryeson Partia Socialiste, si e ndjekin partitë e tjera

Shkruar nga Newsbomb
Sondazhi i parë për zgjedhjet parlamentare: Kryeson Partia Socialiste,
Edi Rama, Sali Berisha

Shqipëria është në pragun e zgjedhjeve parlamentare dhe sondazhet kanë filluar flasin më shifta të larta përsa i përket përkrahjes që partitë politike mendohet se do të marrin më 11 maj.

Referuar sondazhit të EuroNews Albania, ku pjesë kanë marrë 1600 qytetarë, 64% prej tyrë kanë vendosur Edi Ramën me Partinë Socialiste në krye të parashikimeve.

Qeveria aktuale ndiqet në sondazhe nga forca e dytë më e madhe politike në vend, Partia Demokratike me lider Sali Berishën me një vlerësim prej 15.6%.

Risia e këtij viti është avokati Adriatik Lapaj me partinë “Shqipëria Bëhet”, i cili garon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Në sondazhe ai radhitet pas Sali Berishës me një përkrahje prej 5.4%.

Pas tij vjen ish-demokrati Agron Shehaj, i cili u shkëput nga PD për të formuar lëvizjen e tij politike “Mundësia” i radhitur pas kundërshtarit të tij politik Lapaj me një vlerësim prej 1.2%.

Ndërkohë 11.3% e qytetarëve pjesëmarrës në këtë sondazh, kanë refuzuar të japin një përgjigje mbi parashikimet elektorale.

Një tjetër parti e vogël që po zhvillon fushata politike është “Lëvizja Bashkë”nën drejtimin e Arlind Qorit, i cili nuk figuron në rezultatet e sondazheve të fundit.

Sondazhi i parë për zgjedhjet parlamentare: Kryeson Partia Socialiste,
Sondazhi i EuroNews

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese