Hapësire reklamuese


Politikë

Sondazhi i McLaughlin/ Sali Berisha fitues në Shkodër dhe humbës në Durrës! Kë do të votonin qytetarët për kryeministër nëse zgjedhjet do të ishin sot?

Shkruar nga Newsbomb
Sondazhi i McLaughlin/ Sali Berisha fitues në Shkodër dhe humbës
Sali Berisha/ Edi Rama

Gjatë sondazhit “McLaughlin and Asociated” në Top Story ishte dhe pyetja drejtuar qytetarëve në lidhje me kryeministrin e ri që duan të qeverisë Shqipërinë.

Pyetja u është drejtuar dy qarqeve më të mëdhaja, Shkodrës dhe Durrësit, ku duket sikur gara është e “nxehtë” mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Pyetja për qarkun e Durrësit ishte, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për kë parti do votonit?

Përgjigjet për qarkun e Durrësit nxjerrin fitues Partinë Socialiste me, 50.0%, në vendin e dytë Partinë Demokratike/ ASHM me 36.0%, Koalicioni Euroatlantik me 1.7%, PSD me 0.1%, Shqipëria Bëhet me 4.0%, Lëvizja Bashkë me 0.7%, Partia Mundësia me 1.7%, si dhe E Djathta për Zhvillim me 0.2%.

Ndërkohë, ka persona që janë ende të pavendosur me 4.0%, ata që nuk duan të votojnë me 1.2% si dhe ata që refuzojnë të përgjigjen me 0.4%.

Gjithashtu e njëjta pyetje dhe për qarkun e Shkodrës, ku nxjerrin fitues Partinë Demokratike/ ASHM me 43.1%, në vendin e dytë Partinë Socialiste me 36.1%, Koalicioni Euroatlantik 1.6%, PSD, 11.1%, Shqipëria Bëhet, 2.5%, Lëvizja Bashkë, 0.3%, si dhe Partia Mundësia, 0.7%.

Gjithashtu, të tjerët me 0.1%, të pavendosur, 3.3%, nuk do të votoj, 0.6%, nuk e di/refuzoj, 0.7%.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese