Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SONDAZH/ Edi Rama kryeson në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj renditet i dyti, Berishës ia kalon dhe Lapaj

Shkruar nga Newsbomb
SONDAZH/ Edi Rama kryeson në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj renditet i
Euronews Albania

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Tiranën ku janë pyetur ballë për ballë në total 1 mijë qytetarë në të gjithë Qarkun e Tiranës.

Matja e parë për Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve në këtë qark.

Ai që e kryeson listën është Kryeminsitri Edi Rama me 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ. Në vend të dytë vjen Agron Shehaj, më pas Adriatik Lapaj dhe i katërti rendit Sali Berisha me 28.2% mendim pozitiv.

RENDITJA E PLOTË

Edi Rama në matjen e parë në Qarkun e Tiranës ka 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ.

Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.

Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ.

Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ.

Endri Shabanin ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %.

Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ.

Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.

I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.

SONDAZH/ Edi Rama kryeson në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj renditet i

SONDAZH/ Edi Rama kryeson në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj renditet i

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese